Me siguri e keni dëgjuar shpeshherë të thuhet se mosha është vetëm një numër dhe këtë gjë e vërteton më së miri Ivan Perisic. Edhe pse 36-vjeç, anësori kroat shkëlqeu me PSV-në në sezonin e fundit në Eredivisie, ku fitoi dhe titullin kampion, duke ndihmuar me 16 gola dhe 11 asiste në total në të gjitha kompeticionet.
Forma e tij e mirë dhe kjo “rini” e dytë të themi nuk ka kaluar pa u vënë re dhe një nga klubet që interesohet për Perisic është pikërisht Barcelona. Hansi Flick e sheh kroatin si një përforcim ideal për krahun e djathtë të Barcelonës dhe si zëvendësuesin ideal të Lamine Yamal, për t’i dhënë spanjollit me shumë mundësi për të pushuar. Perisic nga ana e tij është shumë i hapur për transferimin te katalanasit edhe pse e di që nuk do ketë një rol aktiv.
Në anën tjetër, PSV kërkon të mos humbë shërbimet e anësorit kroat dhe është e gatshme t’i ofrojë arij rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera, sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”. Kampioni i Holandës e vlerëson shumë Perisic dhe nuk do që të humbë shërbimet e tij, ndaj po nxiton të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen e re me lojtarin kroat.
The post Hansi Flick i habit të gjithë, gjermani kërkon transferimin e veteranit kroat. PSV ka gati planin për t’i prishur punë Barcelonës appeared first on Telesport.
