“Telenovela” me emrin “Viktor Gyökeres” vazhdon të jetë në qendër të merkatos verore dhe duket se “seritë” e saj nuk kanë të mbaruar. Sipas medias portugeze “Record”, sulmuesi suedez ka refuzuar transferimin te Manchester United.

“Djajtë” i kanë ofruar Sporting Lisbon 65 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera bonuse, por ka qenë vetë sulmuesi që ka lajmëruar përfaqësuesit e tij të njoftojnë Manchester United se nuk dëshiron të transferohet tek ata.

Sipas raportimit në fjalë, dëshira e Gyökeres është të transferohet tek Arsenal, sulmuesi ka arritur akordin personal me londinezët, por problem është fakti që “Topçinjtë” janë të gatshëm të paguajnë për suedezin deri në 55 milionë euro, shifër që nuk pranohet nga Sporting Lisbon.

Nga ana tjetër, presidenti i Sporting Lisbon ka bërë të ditur se nuk do të lejojë largimin e Gyokeres për një shifër më të ulët se 90-100 milionë euro. Sulmuesi suedez është shumë i mërzitur me këtë vendimt të klubit, pasi thuhet se ai dhe drejtuesit e Sporting, verën e kaluar, kanë bërë një marrëveshje mes tyre, ku Gyökeres do të qëndronte edhe për një sezon të klubi portugez dhe do të largohej këtë verë për një shifër mes 60-65 milionë euro.

Por, mesa duket drejtuesit e Sporting Lisbon nuk e kanë mbajtur fjalën dhe kjo gjë e ka mërzitur tej mase suedezin, i cili kërkon me patjetër largimin nga klubi portugez këtë verë.

The post Gyökeres lë me “gisht në gojë” Man. United, suedezi refuzon “Djajtë” pasi i ka dhënë “fjalën” klubit tjetër të njohur appeared first on Telesport.