Ushtria izraelite sapo ka lëshuar një njoftim të ri.
IDF (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) kanë konfirmuar se Irani ka gjuajtur me raketa drejt territorit të Izraelit, shkruan skynews.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për të kapur kërcënimin. Pas marrjes së alarmit, duhet të hyni menjëherë në zonat e mbrojtura dhe të qëndroni atje deri në njoftim të mëtejshëm”, i udhëzoi IDF qytetarët.
“Dalja nga zona e mbrojtur lejohet vetëm pas udhëzimeve të qarta; vazhdoni të ndiqni të gjitha udhëzimet nga Komanda e Mbrojtjes Civile”, thuhet në njoftim.
“Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen.”
Ndryshe, dasma e djalit të Benjamin Netanyahut është anuluar shkaku i sulmeve iraniane.
The post Izraeli nën sulm, Irani lëshon raketa drejt tij – qytetarët vrapojnë për t’u strehuar appeared first on Alsat.
