Edicioni i 59-të i Festivalit të Teatrove Profesioniste “Vojdan Çernodrinski” në Prilep u mbyll me një sukses të madh për Teatrin Kombëtar Turk nga Shkupi, i cili doli si fituesi më i dalluar i këtij festivali prestigjioz. Për herë të parë që kur u riinstitucionalizua çmimi i publikut, shfaqja “Të verbërit” me regji të Qëndrim Rijanit, mori vlerësimin më të lartë (5.00) nga vetë spektatorët. Në edicionin e sivjetmë, juria profesionale vlerësoi me çmime të rëndësishme talentet që kontribuuan në këtë sukses:

• Çmimi për aktoren e re iu dha Sllagjana Vujosheviq për interpretimin e saj në shfaqjen “Të verbërit”;

• Çmimi për regjinë më të mirë shkoi për Qendrim Rijani, regjisorin e kësaj shfaqjeje, i cili solli një qasje të freskët dhe artistikisht të fuqishme në skenë;

• Ndërsa Çmimi për material promovues iu dha Medina Hoxhës për punën e jashtëzakonshme në promovimin e shfaqjes.

The post Qëndrim Rijani fiton çmimin për regjinë më të mirë, si dhe dy çmime tjera për shfaqjen “Të verbërit”, në edicionin e 59-të të festivalit “Vojdan Çernodrinski” appeared first on Alsat.