Parada e krenarisë e vitit 2025 do të mbahet më 21 qershor në Shkup nën moton “Do të mbijetojmë së bashku”.
Parada do të mbahet pa koncert, por do të ketë marsh protestues.
Organizatorët e Rrjetit Nacional Kundër Homofobisë dhe Transfobisë thonë se ky veprim vjen pasi “sistemi arsimor ka fshirë çdo përmendje të identitetit të tyre”.
“Dhuna e rritur, urrejtja dhe përqeshja në shkolla nuk janë të rastësishme, ato janë pasojë i turpit dhe heshtjes institucionale. Në vend të mbrojtjes, politikat arsimor ofrojnë padukshmëri. Në vend të kujdesit – injorim. Pikërisht për këtë do të qëndrojmë para Ministrisë së Arsimit, të zëshëm dhe të pathyeshëm, sepse të rinjtë meritojnë”, thanë nga RrNKHT-ja.
Marshi do të fillojë nga “Zhena borec” (gruaja luftëtare) në ora 18:00.
