Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka mbledhur Kryesinë dhe kryetarët e degëve të partisë, për siç bëri të ditur Blerant Ramadani për të diskutuar aktualitetin politik, transmeton TV21.

Para mediave, Ramadani foli edhe për mundësinë e kaolicionimit. Tha se bisedimet vazhdojnë dhe se bashkëpunimi, e cila mund të quhet edhe si iniciativë kombëtare, “ka për synim të kthejë dinjitetin e shqiptarëve”.

Sa i takon komunave, tha se ende nuk kanë vendosur se në sa komuna do të garojnë.