Intervistë ekskluzive e CMG-së me Kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong

Kryeministri i Singaporit, Lawrence Wong, në prag të vizitës së tij të parë zyrtare në Kinë si kryeministër, dha së fundmi një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).

Wong vlerësoi transformimin dhe arritjet e Kinës si një “mrekulli ekonomike”, duke theksuar se marrëdhëniet mes Kinës dhe Singaporit janë të ngushta dhe të qëndrueshme, të ndërtuara mbi besimin reciprok, respektim dhe mirëkuptimin. Ai shprehu besim të plotë në perspektivat e bashkëpunimit dypalësh dhe beson se ka ende shumë hapësirë bashkëpunimi.

Në sfondin e sotëm kur situata globale është gjithnjë e më e ndërlikuar dhe sfidat po shtohen, Kryeministri i Singaporit tha se nëse bota shkon drejt ndarjes, me mungesë të besimit dhe dyshime mes shteteve, rendi ndërkombëtar do të përballet me një pasiguri dhe paqëndrueshmëri të thellë. Sipas tij, kjo do të do të sjellë një ngadalësim të rritjes ekonomike globale dhe përshpejtim të inflacionit, duke prekur të gjitha vendet dhe rënduar jetesën e qytetarëve. Ai theksoi se bota nuk duhet të heqë dorë nga multilateralizmi, por përkundrazi, të punojë për reformimin, përshtatjen dhe përmirësimin, për të sjellë përfitime për të gjitha vendet.

Foto nga CMG

Sipas tij, rendi i ardhshëm ndërkombëtar nuk do të diktohet nga një superfuqi e vetme, por do të ndërtohet në mënyrë kolektive nga të gjitha vendet, duke përfshirë vendet e mëdha e të vogla.