Juventus ka fituar edhe ndeshjen e dytë në grup, duke mposhtur 4-1 marokenët e Wydad AC. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Kenan Yildiz, me 3 gola të shënuar.

Fantazisti turk hapi serinë e golave në minutën e 6-të, me një goditje të bukur duke mposhtur kështu portierin kundërshtar, pas asistit të Thuram. Në minutën e 16-të, Yildiz shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Juventusin me një goditje fantastike nga distanca.

Marokenët nuk u dorëzuan dhe duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e bardhezinjve, ngushtuan shifrat me Thembinkosi Lorch në minutën e 26-të. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Juventus.

Në minutën e 69-të, Yildiz tregoi edhe njëherë klasin e tij duke shënuar golin e tretë personal, pas asistit të marrë nga Kolo Muani. Në minutën e 94-të, bardhezinjtë shënuan edhe golin e katërt me Dusan Vlahovic, nga pika e bardhë e penalltisë. Me dy fitore në grup në dy ndeshjet e para, Juventus siguron kualifikimin për në çerekfinale.

SHIHGOLAT

The post Juventus ka një lider të ri, quhet Kenan Yildiz! Turku shënon 3 gola dhe kualifikon bardhezinjtë për në çerekfinale appeared first on Telesport.