E ardhmja e portierit ukrainas, Andriy Lunin, vazhdon të jetë një temë diskutimi të drejtuesit e Real Madridit. Edhe pse portieri ukrainas e zgjati së fundmi kontratën me klubin madrilen, ai e bëri këtë me kusht që të rishikonte situatën e tij në fund të sezonit.
Pavarësisht performancave të tij të jashtëzakonshme kur iu desh të merrte rolin e titullarit, e ardhmja e tij nuk është e garanatuar te Real Madrid, duke ditur që portier titullar është Thibaut Courtois, dhe belgu pavarësisht moshës vazhdon të jetë ende një nga portierët më të mirë në qarkullim.
Në këtë situatë, Manchester United është shfaqur si një nga klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e portierit ukrainas. Klubi anglez po kërkon një zëvendësues të denjë për André Onana, i cili mund të largohet te Monaco. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk janë të gatshëm të bëjnë një shpenzim të madh financiar. Oferta e pare e tyre për Andriy Lunin, ka qenë 15 milionë euro, e cila është refuzuar direct nga drejtuesit e Real Madridit.
Sipas “Defensa Central”, për portierin 26-vjeçar interesohet edhe Milan, drejtuesit e klubit kuqezi e shohin ukrainasin si një zëvendësues të mundshëm të Mike Maignan, pasi francezi është shumë afër transferimit te Chelsea. Klubi madrilen është i gatshëm të lejojë largimin e Lunin për shifrën 25 milionë e sipër.
The post Real Madrid refuzon ofertën e parë nga Man. United për lojtarin e tyre të “pafat” appeared first on Telesport.
