Dikur e kishte në ekip, por mesa duket nuk e vlerësoi siç duhej. Angelo Stiller ka hyrë në orbitën e Bayern Munich pas një sezoni të shkëlqyer me Stuttgart.
Mesfushori gjerman, një nga emrat më të shquar në Bundesligë, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve bavarezë, të cilët tashmë po punojnë për nënshkrimin e tij me një ofertë, që mund të arrijë në 50 milionë euro.
Stiller ka dalë pikërisht nga akademia e të rinjve të Bayern Munich dhe arriti të bëhej deri në ekipin e dytë të Bayern, ku luajti rreth 50 ndeshje, para se të transferohej te Hoffenheim dhe më pas në vitin 2023 shkoi te Stuttgart.
Pas dy sezonesh te Stuttgart, Stiller është rritur shumë si lojtar dhe perfomanca e tij ka rënë në sytë e shumë klubeve të mëdha, një prej tyre është edhe Bayern. Për 24-vjeçarin ka pasur interes konkret edhe nga Real Madrid, por Bayern është më pranë tij për momentin.
Bisedimet midis dy klubeve të Bundesligës kanë filluar tashmë, dhe në Munich janë të bndur se do ta mbyllin marrëveshjen shumë shejt, të vetëdijshëm se edhe ekipe të tjera të mëdha interesohen për mesfushorin gjerman.
The post E kërkon edhe Reali, Bayern ofron 50 milionë euro për “yllin” e ri të mesfushës appeared first on Telesport.
