Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë për t’u konsultuar me Presidentin rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi objektet kyçe bërthamore në Iran. raporton The Times of Israel.

Më herët, Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se “i dënon fuqishëm” këto sulme, duke i cilësuar si një “vendim të papërgjegjshëm” që “shkel hapur të drejtën ndërkombëtare”. Megjithëse vetë Moska ka shkelur vazhdimisht këtë të drejtë përmes luftës së saj të paprovokuar në Ukrainë.

“Bëjmë thirrje për ndalimin e agresionit dhe intensifikimin e përpjekjeve për krijimin e kushteve që do të mundësonin rikthimin e situatës në një rrugë politike dhe diplomatike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Shtojnë se se sulmet e SHBA-së shënojnë “nisjen e një raundi të rrezikshëm të përshkallëzimit,” që mund të “dëmtojë edhe më tej sigurinë në rajon.”