Nënpresidenti amerikan, JD Vance shpreson për një rikthim në diplomaci pas sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore në Iran gjatë natës.

 “Nuk jemi në luftë me Iranin, po jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit”, deklaroi ai për televizionin amerikan NBC sot, disa orë pas sulmeve të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit në Fordo, Isfahan dhe Natanc.

 “Nuk duam luftë me Iranin. Në fakt, duam paqe”, tha ai, mes shqetësimeve në rritje se ndërhyrja e SHBA-së në luftën e Izraelit me Iranin mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë rajonal.

Vance tha se nëse Teherani vendos të heqë dorë nga programi i tij bërthamor një herë e përgjithmonë dhe nuk hakmerret duke sulmuar ndaj bazave amerikane në rajon, Irani mund të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në.