Xabi Alonso u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. “Shënuan të tre mesfushorët dhe në pushim folëm për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin, që mesfushorët të mbërrinin më tepër në zonë. Finalizimi ishte i shkëlqyer. Kishim sakrificë në mbrojtje, ditëm ta kontrollonim ndeshjen edhe pa top. E ndryshuam lojën dhe lojtarët e kuptuan. Është një fitore që na forcon shumë për të qenë konkurrues. Ditëm të interpretonim atë që kërkohej pas përjashtimit të Asencios me karton të kuq”.
Trajneri analizoi ndryshimet e pozicioneve dhe reagimin e skuadrës: “Duhet të kemi përulësinë për të sakrifikuar në momente si ky i sotmi. Vini, Gonzalo…, të gjithë, edhe mbrojtja e bënë këtë. Ishin situata më shumë sesa planifikime, sepse gjithçka ndryshoi. Penalltia ishte e evitueshme”.
Xabi Alonso foli edhe për reagimin e Rüdiger dhe gjestin racist: “Antonio na tregoi dhe protokolli do të aktivizohet. Po hetohet. Në dhomat e zhveshjes na e konfirmoi vetë Antonio, këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin as në këtë ndeshje e as në asnjë vend tjetër. E gjithë skuadra është pranë tij”.
Për temperaturat dhe Valverden, trajneri i bardhë nuk dëshiron të kërkojë justifikime: “Ndihmon kur temperaturat janë më të freskëta, asgjë nuk do të ndryshojë nga ankesat e mia. S’duhet të jesh shkencëtar për të kuptuar që me freski luhet më mirë. Valverde më kujton Gerrard me vrapimet e tij, me mënyrën si merr pjesë, me profilin që ka si lojtar. Jam shumë i lumtur që e stërvis dhe për golin. Hoqi një barrë të madhe nga vetja”.
Lidhur me Modric, trajneri pranoi: “Është emocionuese ajo që po ndodh. Shpresoj që ta shijojë dhe ky Botëror ta ndihmojë të kuptojë se çfarë është për tifozët e tij, por edhe ata të klubeve të tjera”.
The post Xabi Alonso: Penalltia ishte e evitueshme, kartoni i kuq na i prishi të gjitha planet appeared first on Telesport.
