Arabia Saudite dënoi me forcë sulmin me raketa balistike të Iranit ndaj një baze amerikane në Katar, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të pajustifikuar.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme Arabe theksoi se ky sulm është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare nga ana e Iranit.
“Mbretëria dënon fuqishëm sulmin e nisur nga Irani ndaj shtetit vëllazëror të Katarit, i cili përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të fqinjësisë së mirë. Ky akt është i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm në çdo rrethanë.” thuhet në deklaratë.
The post Arabia Saudite dënon sulmet iraniane në Katar/ ‘Kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin ndërkombëtar’ appeared first on Alsat.
