Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, rikthehet te suksesi në ring pas më shumë se dy vitesh e gjysmë. Në duelin e zhvilluar në Kansas (Amerikë) ai mundi me KO teknik në raundin e shtatë Tyrrell Anthony Herndon.
Ky është suksesi i 44-t në karrierë për boksierin 39-vjecar amerikan, që numëron edhe 4 humbje e 1 barazim. Por ajo që ka rëndësi është rikthimi i tij te suksesi, madje me KO, që ka qenë specialiteti i tij (ka 43 fitore me KO).
Wilder rikthehej në ring pas gati një viti e dy humbjesh radhazi, që për një moment la të kuptosh se ai do të tërhiqej. Por duket se amerikani shpreson ende se mund të rikthehet protagonist në ring, duke synuar sërish majën.
“The Bronze Bomber” arriti ta hedhë rivalin në tapet edhe në raundin e dytë, por ai arriti të vijojë duelin. Më pas, falë grushteve të vazhdueshme, ai e vuri në vështirësi rivalin e tij, deri sa në raundin e shtatë gjyqtari ndali duelin.
“Ndihesha shumë mirë. Qëndrova pushim për një kohë të gjatë duke u përpjekur të rikuperoja veten dhe ka qenë një rrugë e gjatë për mua. Jam thjesht i lumtur që jam rikthyer në ring, e dini. Ky është një fillim i ri për mua“, tha Wilder pas duelit.
The post Deontay Wilder rikthehet te fitorja pas më shumë se dy vitesh, ish-kampioni i botës synon sërish majat appeared first on Telesport.
