Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, deklaroi se vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Hagë do të kenë pasoja historike pozitive për brezat e ardhshëm. Në një intervistë për think-tank-un amerikan Atlantic Council, ai theksoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s, nga Ballkani deri në Balltik. Sipas tij, vendimet e Samitit do të ndikojnë në sigurinë globale dhe rajonale, ndërsa u vlerësuan edhe si nxitje për investime në mbrojtje, infrastrukturë dhe siguri kibernetike. Ai njoftoi gjithashtu se buxheti për mbrojtje synon të rritet në 5% të PBV-së.
