Nick Woltemade ishte transferimi surprizë që po përgatiste drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, pas një fluturimi të befasishëm nga SHBA në Gjermani pak ditë më parë.
Ai arriti akordin me lojtarin, por gjërat ndryshuan rrugës. Problemi është Stuttgart, që kërkon 80 deri në 100 mln euro për kartonin e sulmuesit gjerman.
TZ ka bërë një analizë të pikave të dobëta të lojtarit, por në fund jep një këshillë për Bayern. Sipas gazetës së Mynihut, Woltemade nuk luan dot si sulmues pykë, por si sulmues i dytë, pra në qendër. Kjo mund të sjellë probleme, sepse aty luan Jamal Musiala, një djalosh i cili pritet të qëndrojë në Mynih për një dekadë.
Problemi tjetër është shifra që Bayern duhet të paguajë për sulmuesin. Shifra 55 mln euro është e arsyeshme, aq sa Bayern kërkon të paguajë, por 80 apo 100 mln euro janë shumë. Woltemade ka pak muaj që ka fituar bujë në futbollin europian, ndryshe nga Florian Wirtz që ka të paktën tri vite që jep shkëndijat e një lojtari të madh.
TZ ofron këshilla falas për bavarezët: Woltemade duhet blerë, sepse është gjerman dhe sot Bayern-it i duhet një imazh i radhës nga Gjermania. Thomas Muller po largohet, ashtu si Manuel Neuer pas një viti. Ka mbetur vetëm Kimmich. TZ parashikon që Bayern do ta blejë sulmuesin, por mund ta huazojë një vit te Stuttgart.
The post 100 mln euro transferim dhe më pas… huazim? Merkatoja e Bayern, tymnajë totale appeared first on Telesport.
