Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë që mund të vijë si transferim i lirë, pa asnjë kosto. Bëhet fjalë për Thomas Partey, mesfushorin ganez të Arsenalit, kontrata e të cilit përfundon sot më 30 qershor dhe nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë.
Partey është një lojtar me përvojë në Premier League, por edhe në La Liga, ku ka luajtur më parë për Atletico Madridin si dhe me një eksperiencë për t’u vlerësuar edhe në garat evropiane si në Champions League.
Sipas “Mundo Deportivo”, marrëveshja midis Barcelonës dhe Partey është afër finalizimit, me një kontratë dyvjeçare që do ta lidhë atë me klubin katalanas deri në vitin 2027, me opsionin për të zgjatur edhe një vit tjetër nëse palët bien dakord.
Në Spanjë janë të bindur se Barcelona do ta mbyllë këtë marrëveshje shumë shpejt dhe zyrtarizimi është shumë pranë.
The post Nuk ka para majftueshëm, Barcelona do të transferojë mesfushorin e njohur… falas appeared first on Telesport.
