Pala kineze shpreson të arrihet një armëpushim i vazhdueshëm e efektiv dhe nxit rikthimin e paqes dhe të qëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme. Kështu u shpreh në një konferencë shtypi të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me situatën në Iran. 

Mao vuri në dukje që shkaku i shpërthimit kohët e fundit të konfliktit serioz në Lindjen e Mesme është i qartë.

 “Problemi bërthamor i Iranit duhet të zgjidhet me mjete politike dhe paqësore. Shprehim shpresën se palët e ndryshme do të punojnë së bashku për të nxitur rikthimin e problemit bërthamor të Iranit në rrugën e zgjidhjes politike,” shtoi ajo.