Emine Erdogan takoi Papa Leonin XIV, thirrje për paqe në Gazë

Presidenca turke njoftoi se Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan u takua me Udhëheqësin Shpirtëror të Botës Katolike dhe Kreun e Shtetit të Vatikanit, Papa Leonin XIV, gjatë vizitës së saj në Vatikan për programin “Fraternal Economy Session on Ethical Multilateralism”, përcjell TV21. Nga Presidenca shtojnë se takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku u diskutua kriza humanitare në Gaza, ndryshimet klimatike, islamofobia, racizmi dhe rëndësia e familjes në shoqëri.

“Zonja Erdogan theksoi nevojën për angazhim më të fortë të botës së krishterë për armëpushim të përhershëm në Gaza dhe ndihmë humanitare, duke rikujtuar edhe rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete për paqe të qëndrueshme në Palestinë. Ajo nënvizoi se edhe komunitetet e krishtera në rajon janë nën kërcënim të vazhdueshëm dhe meritojnë paqe”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës turke.

Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi i mundshëm mes Turqisë dhe Vatikanit për çështjet klimatike, përfshirë iniciativën “Mbetje Zero”.