Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit mbajti një konferencë shtypi të enjten lidhur me ekspozitën tematike të 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste, si edhe nisjen e transmetimit të programeve dhe të aktiviteteve letrare dhe artistike.
Wang Xiaozhen, zëvendësdrejtor i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), bëri të ditur se, për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, sipas vendimit të unifikuar të Komitetit Qendror, CMG-ja ka formuar një ekip elitar dhe do të përgatisë me kujdes punën e raportimit të aktiviteteve përkujtimore me standarde të larta.
Për sa i përket krijimit të veprave letrare dhe artistike, CMG-ja ka ndjekur nga afër temën kryesore të 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe ka planifikuar me kujdes transmetimin e një numri filmash artistikë, dokumentarësh, veprash filmike e televizive, programesh letrare e artistike etj., në të gjitha platformat e në shumë gjuhë, duke u përqendruar në rëndësinë e madhe të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe duke pasqyruar në mënyrë të gjithanshme kontributin e madh që ka dhënë populli kinez në Luftën Antifashiste Botërore.
