VMRO-DPMNE akuzon Bullgarinë për një agjendë të qartë për mohimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase. Pas vendimit të Parlamentit Evropian për heqjen e identitetit nga raporti për Maqedoninë ata thonë se “U vërtetua edhe një herë se nuk bëhet fjalë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por për identitetin tonë kombëtar dhe gjuhën maqedonase,” thuhet në deklaratë. Thonë se Bullgaria u zbulua para Evropës dhe botës, ndërsa akuzojnë Zaevin, Kovaçevskin dhe Osmanin se e “kanë ditur për agjendën e Bullgarisë, por kanë pranuar gjithçka për të qëndruar në pushtet”. Partia në pushtet thekson se do të kundërshtojë çdo “tradhti të re” dhe kërkon një unitet kombëtar për mbrojtjen e interesave shtetërore, duke përfshirë të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë. /Alsat.mk

The post VMRO-ja akuzon Bullgarinë për mohimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase appeared first on Alsat.