Skuadra e Shkëndijës kërkon rezultat pozitiv në përballjen kthyese të Ligës së Kampionëve, kur takohet me skuadrën e “Nju Sejntsit” nga Uellsi. “Kuqezinjët” do të tentojnë që të shfrytëzojnë terrenin vendas dhe me përkrahjen e publikut dhe tifo grupit “Ballistët”, të shënojë rezultat pozitiv ndaj skuadrës uellsiane, pasi që takimi i parë, u mbyll me barazim dhe pa gola. Trajneri Jeton Beqiri beson se ekipi është gati për sfidën kthyese, ku kërkohet fitore, qoftë edhe me rezultat minimal.
“Jam i bindur se në qoftë se ne do të vrapojmë shumë, të jemi shumë serioz dhe do të arrijmë që të shfaqim gjithë potencialin që kemi në skuadër, besoj që jemi ekip më i mirë se TNS-ja dhe me ndihmën e Zotit dhe pak fat sportiv, shpresojmë që të kalojmë tej…patjetër edhe me tifozët besoj se do të jemi ekipi do të do të gëzohet në fund të ndeshjes,” tha mes tjerash trajneri Jeton Beqiri.
Ndërkohë sulmesi kuqezi, Besart Ibraimi, edhe pse nuk shënoi në takimin e parë, në vend të parë për të është kualifikimi në raundin e dytë se sa të jetë në listën e golashënusve.
“E rëndësishme është që ekipa të ec më tutje. E rëndësishme është që të kualfikohemi. Normal që unë si sulmues dua dhe çdoherë kam tentuar që të shënojë, por e rëndësishmja është që ekipa të kualifikohet. Të kontriobuojë për ekipin dhe shumë pak ka rëndësi se kush shënon në këto ndeshje. E rëndësishme është që qëllimi ynë në fund të arrihet, ” tha mes tjerash Besart Ibraimi.
Kujtojmë se në takimin e fundit në Shkup, Ibraimi shënoi 4 gola në fitoren e skuadrës tetovare me 5-0. Sfida Shkëndija – TNS, do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 20:00.
Mahir Thaçi
The post Shkëndija kërkon fitore, Beqiri dhe Ibraimi janë optimist appeared first on Alsat.

