Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe kapiteni Ibraimi.

Shkëndija ka nevojë për fitore me çfarëdo rezultati përballë kampionit të Uellsit, The New Saints, për të avansuar në raundin e dytë të eliminatoreve të UEFA Champions League. Pas barazimit pa gola (0:0) në ndeshjen e parë në Angli, të besuarit e Jeton Beqirit nesër në Shkup nga ora 20:00 presin TNS-në. 

Jeton Beqiri: “Jam optimist dhe besoj që futbollistët nesër që do të dalin në fushë, si ato nga fillimi, por edhe ato që do të inkuadrohen më pas, janë të përgatitur dhe do të bëjnë paraqitje e cila do të na mundësoj të plasohemi më tutje”.

Besart Ibraimi“E rëndësishme është që në ndeshjen e parë e arritëm rezultatin që dëshironim të gjithë së bashku. Tani jemi të pëgatitur maksimalisht, luajm në shtëpi, e njohim këtë stadium dhe besoj që me përkushtimin e çdo futbollisti do ta arrijmë rezultatin pozitiv”.

Jeton Beqiri: “Besoj që ne do të jemi shumë të qetë, do të jemi me këmbë në tokë. Secila ndeshje ka histori të veta, ndeshja luhet 90-ta minuta, por ka edhe vazhdime, pasi takimi i parë ka përfunduar me barazim. Unë jam optimist, duke u bazuar në kualitetin e futbollistëve, ne jemi ekip që jemi ndërtuar dalë ngadalë që kemi qenë sezonin e fundit kampion të vendit. Gjithmonë tradicionalisht në këtë fushë, si Shkëndijë luajmë mirë, qoftë në kampionatin e Maqedonisë qoftë në arenën europiane dhe unë jam optimist, por duke qenë në një kontroll dhe duke e bartë të njejtën tek futbollistët dhe duke qenë më të qetë. Në qoftë se ne do të vrapojmë shumë, do të jemi shumë serioz dhe do të arrijmë të shfaqim të gjithë potencialin që kemi në skuadër, besoj se jemi ekip më i mirë se TNS-ja dhe me ndihmën e Zotit dhe pak fat shpresojmë se ne do të jemi ekipi që do të gëzohemi në fund”.

Besart Ibraimi: “E rëndësishme është që ekipi të shkojë më tutje dhe të kualifikohemi. Normal se unë si sulmues, dua dhe çdo herë kam tentuar që të shënoj, por e rëndësishme është që të kontribuoj për ekipin dhe shumë pak rëndësi ka se kush shënon në këto ndeshje, e rëndësishme është që të arrijmë qëllimin që kemi”.