Gazetarët nga brenda dhe jashtë vendit janë të mirëpritur për të raportuar mbi veprimtaritë përkujtimore për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, që do të zhvillohen në Pekin.
Një sistem regjistrimi në internet mund të gjendet në https://kzjn80reg.zgjx.cn nga 15 deri më 29 korrik 2025.
Gazetarët e huaj, si edhe ata nga Hong-Kongu, Makaoja dhe Tajvani janë të mirëpritur të paraqesin aplikimet e tyre të akreditimit nëpërmjet këtij sistemi.
Për të lehtësuar raportimin mediatik, do të ngrihet një qendër shtypi në Pekin gjatë veprimtarive, e cila do të ofrojë shërbime të tilla si organizimi i konferencave të shtypit dhe njoftimet për shtypin, bashkërendimi i intervistave dhe përditësimet e lajmeve nëpërmjet një uebsajti zyrtar dhe llogarisë në “WeChat”.
