Kampioni i Kosovës, Drita, zhvillon sonte ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve, përballë Diferdanzhit në Luksemburg. Ndeshja luhet në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdanzh”, me fillim nga ora 20:00. Drita vjen në këtë sfidë pas fitores minimale 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Arb Manaj ishte heroi i ndeshjes së parë, duke shënuar golin e vetëm dhe duke i dhënë epërsinë ekipit gjilanas për sfidën e kthimit. Skuadra e Zekirija Ramadanit dominoi takimin e parë dhe tregoi lojë më të mirë, duke dëshmuar se e meritonte fitoren.

Tani, synimi është i qartë, kalimi për herë të parë në raundin e dytë të këtij kompeticioni prestigjioz. Një lajm i mirë për Dritën është rikthimi i kapitenit Rron Broja, i cili ishte i pezulluar në ndeshjen e parë dhe tashmë është i gatshëm të ndihmojë skuadrën.

Kualifikimi do të ishte një arritje historike për Dritën dhe për futbollin kosovar, ndërsa gjithë vëmendja është e përqendruar te ky 90-minutësh vendimtar në Luksemburg.

The post KF Drita, para 90 minutave vendosëse në Luksemburg dhe Ligën e Kampionëve appeared first on Alsat.