Bernardo Silva është futur në vitin e fundit të kontratës me Man. Sitit dhe verën e ardhshme, mesfushori portugez pritet të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, pasi deri tani nuk ka shenja për rinovim mes palëve.
Ndërkohë, “Defensa Central” raporton se agjenti i Bernardo Silva, Horhe Mendes, po punon për një transferim të lirë të lojtarit të tij te Real Madrid. Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit nuk janë shumë optimist për këtë propozim, jo sepse nuk vlerësojnë aftësitë e mesfushorit portugez, por projekti i klubit madrilen synon më shumë të transferojë lojtarë të rinj me një të ardhme afatmesme dhe afatgjatë.
Vetë Florentino Perez preferon më shumë emrat si Vitinja dhe Aleksis MekAllister se sa Bernardo Silva, megjithëse mundësitë për transferimin e yllit të PSZH-së dhe të Liverpull-it janë realisht të pakta për shkak të çmimit të tyre, por dhe për pozicionet dhe rëndësinë që kanë në ekipet respektive.
The post Mendes përgatit një “dhuratë” për Realin, vjen falas nga Man. Siti appeared first on Alsat.
