Të rinjtë që pastrojnë xhamat e makinave në semaforë po bëhen një pamje gjithnjë e më e zakonshme në zonat urbane. Këta ta rinjë janë kryesisht romë, shkruan Alsat.

Ministri pa portofol Shana Saliu thotë se nevojiten ndryshime ligjore dhe vende të punës për prindërit e atyre fëmijëve.

Ai tha se Qeveria tashmë po zbaton projekte për rikualifikimin dhe përfshirjen e komunitetit rom në sistemin formal të punës, duke theksuar se zgjidhja nuk qëndron në ndëshkim, por në krijimin e mundësive reale për punë dhe integrim.

“Ne kemi edhe një projekt për rikualifikimin e komunitetit rom dhe mua personalisht më pengojnë këto fenomene asociale, po bëjmë përpjekje, dikur dëgjuam në trupin koordinues se do të ketë një ndryshim në ligje të caktuara për të eliminuar këto fenomene asociale. Pra, jemi të hapur për një bashkëpunim të tillë me Ministrinë e Politikës Sociale dhe autoritetet e tjera kompetente për të eliminuar këto fenomene. Ekziston një proverb kineze, “Mos i jep peshk të varfërit, jepi një grep për ta kapur”. “Ne duhet t’u sigurojmë prindërve të atyre fëmijëve punë të përhershme, t’i parandalojmë ata të përfshihen në ato sjellje devijante dhe të mos i penalizojmë derisa t’u ofrojmë atyre mundësi për t’u angazhuar në proceset e integrimit të shtetit, domethënë në proceset normale të punës”, tha Shaban Saliu – Ministër pa portofol./ Alsat.mk

The post Integrimi/ Projekt për bashkësinë rome appeared first on Alsat.