Derisa Kevin De Brujne ka mbërritur në Napoli për të nisur fazën përgatitore me skuadrën kampione të Italisë, ndryshe është situata me sulmuesin Viktor Osimhen. Bisedimet me Gallatasaraj-in në lidhje me transferimin e sulmuesit nigerian janë duke vazhduar, por pa garanci të mjaftueshme financiare, skuadra napolitane nuk do ta miratojë largimin e lojtarit.
Marrëveshja pritet të bazohet në 40 milionë euro menjëherë, ndërsa 35 milionë eurot e mbetura (për të arritur shifrën prej 75 milionë eurosh) do të paguhen në dy këste.
Osimhen, i cili këmbëngul të kthehet në Turqi, ka marrë një qëndrim të qartë. Ai e bëri këtë me fjalë, por edhe me veprime, pasi nuk u paraqit në kampin stërvitor të Napoli, i cili filloi sot me teste të ndryshme mjekësore.
26-vjeçari i ka dërguar një çertifikatë mjekësore Napolit për të justifikuar mungesën e tij. Një veprim ky i pritshëm, teksa të gjithë presin të mësojnë se kur do të bëhet zyrtarisht shitja e tij.
The post Osimhen nuk paraqitet në kampin stërvitor të Napolit, paraqet çertifikatë mjekësore appeared first on Alsat.
