Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar si të pabazë ankesën e të akuzuarit Vasil Jovanov dhe e ka dënuar sërish me tre vjet e dhjetë muaj burg për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike dhe substancave psikotrope. Gjykata Supreme në maj të këtij viti e kishte shfuqizuar vendimin e mëparshëm të shkallës së dytë dhe e kishte kthyer rastin për rigjykim. Më 13 maj, Vasil Jovanov është dënuar me 12 vjet burg në bazë të pranimit të fajësisë për përplasjen me makinë të Frosina Kulakovës në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup.
