Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën, ndjehet edhe në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është regjistruar të martën mbrëma në Kosovë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 22:43, me epiqendër 33 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe vetëm 3 kilometra në jugperëndim të qytetit të Gjilanit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetet përreth si Ferizaj dhe Vitia.

The post Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën, ndjehet edhe në Maqedoni appeared first on Alsat.