Valmir Kakruki, në sezonin e ri do të vesh fanellën e Klubit të Basketbollit “Prishtina”.
Skuadra kosovare konfirmoi transferimin në rrjetet sociale, duke raportuar se ka firmosur kontratë me basketbollistin shqiptarë për sezonin 2026/27, me çka zyrtarizohet rikthimi i basketbollistit nga Maqedonia në kryeqendrën e Kosovës.
Kakruki, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Çair 2030, ndërsa aktualisht është në Gjevgjeli, në përgatitje me përfaqësuesen e Maqedonisë në basketboll, e cila do të zhvillojë edhe dy miqësore me kombëtaren e Zvicrës.
The post Valmir Kakruki rikthehet te KB Prishtina appeared first on Alsat.
