Moti sot do të jetë me diell dhe pak më i freskët, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 32 gradë.

Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga e shtuna do të vijë një periudhë me mot me diell dhe shumë të ngrohtë me një rritje të temperaturave ditore. Do të jetë veçanërisht vapë në gjysmën e parë të javës së ardhshme.