Drejtori sportiv i Bajer Leverkuzenit, Simon Rollfes ka folur për interesimet e skuadrave europiane për Granit Xhakën. Shumë ekipe janë interesuar për mesfushorin e kombëtares së Zvicrës, duke filluar nga AC Milani e deri te Sunderlandi i Premier Ligës. Këtë e konfirmon edhe Rolfes gjatë një konference për media.

Ai tha se ka shumë të interesuar dhe se synimi i tyre është që ta mbajnë lojtarin shqiptar.

“Granit Xhaka është një lojtar i rëndësishëm për ne. Interesi ynë është që ta mbajmë në skuadër. Sigurisht që ka shumë interes për të. Një gjë është e qartë, një transferim mund të ndodhë vetëm nëse është një situatë e favorshme për të dyja palët.

Kemi tre vjet kontratë me të dhe jemi të kënaqur. Qëllimi ynë është që Graniti të qëndrojë. Vet futbollisti nuk i ka komentuar këto gjëra”, u shpreh drejtori sportive.

Kujtojmë që Xhakën e kërkuan edhe skuadrat jashtë Europës, ato nga Arabia Saudite.

The post Drejtori sportiv i Bajer Leverkuzenit nuk hjek dorë aq lehtë nga Granit Xhaka appeared first on Alsat.