15-vjeçari shqiptar, Adriano Bejta nënshkruan me Borussia Dortmund

15-vjeçari Adriano Bejta edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Borusia Dortmund. Talenti shqiptar pritet që së shpejti t’i prek majat e futbollit evropian. Adriano ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Borussia Dortmund.

Bejta sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë, në veshur fanellën e VFB Waltrop në Regionalliga 2, që bëri të ishte një ndër lojtari më të kërkuar në Gjermani. Shpresojmë që me talentin e tij, ai të ngjitet më lartë në përfaqësim të klubit gjerman.