Motra medicinale të papuna, ndërsa konkurse nuk ka! Kryetarja e Unionit të Shoqatave të Infermierëve Gordana Beshliovska për TV21 tha se konkursi i paralajmëruar për punësimin e 240 infermierëve është i pamjaftueshëm, sidomos në krahasim me numrin e mjekëve që pritet të punësohen.
Sipas saj, për çdo një mjek duhet të punojnë të paktën dy motra medicinale. Prandaj, nëse parashikohet punësimi i 2.000 mjekëve, atëherë duhet të punësohen menjëherë nga 2.000 deri në 3.000 infermierë.
“Në këtë moment në Maqedoni ka 9200 infermierë në krahasim me të dhënat që Instituti i Shëndetit Publik që i ka marrë nga institucionet. Gjeografikisht sipas të dhënave demografike , infermierët numërohen sipas numrit të banorëve, kështu që duhet të ketë 750 infermierë për 100 mijë banorë. Dhe në këtë moment me këto shifra prej 9200, kemi 300-350”, tha Beshliovska.
Ajo thotë se javën e ardhshme presin që të takohen me ministrin e shëndetësisë, të cilit do t’i paraqesin disa kërkesa, njëra ndër to do të jetë që të mos ekzistojë kontrata në vepër, por të gjithë të jenë me status të rregullt.
“Konkretisht do t’i kërkojmë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore. Do të kërkojmë që sektori ynë për infermierinë të jetë i përfaqësuar, do të kërkojmë që për vendimet që kanë të bëjnë me infermieret të kemi të drejtë të marrim vendime, që ne – infermieret – të jemi aty ku merren vendimet, të jemi të përfshira. Do të kërkojmë të kemi person juridik – odën tonë, ku do të ruhen licencat tona për përgjegjësi, regjistrat tanë dhe çdo gjë tjetër e nevojshme për të vendosur struktura të sakta. Do të kërkojmë që kualifikimet arsimore të njihen për infermieret në spitale”, tha Beshliovska.
Beshliovska theksoi se kohës së fundit ka pasur largim të infermierëve tanë në vende tjera, në Slloveni dhe Kroaci ku përmendi se arsimi i tyre njihet, të ardhurat e tyre personale janë shumë më të larta, si dhe ka konkurse të vazhdueshme dhe të hapura dhe mund të gjesh punë menjëherë.
