Kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës, ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në raundin e 3-të eliminator të Ligës së Kampionëve, në rast se eliminon skuadrën rumune FCSB në raundin e dytë.
Në rast të disfatë, skuadra tetovare do të vazhdojë në raundin e tretë kualifikues të Ligës Evropa.
Ndër kundërshtarët e mundshëm në raundin e 3-të kualifikues për Shkendijën, nëse natyrisht eliminon skuadrën rumunë, janë ekipet e: Kopenhagës, Crvena Zvezdës, Ferencvaroshit, Makabi Tel Avivit, Sllovan Bratislavës dhe Karabakut.
The post Shkëndija mëson kundërshtarët e mundshëm të raundit të tretë në Champions appeared first on Alsat.
