Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike dhe deputete, Monika Zajkova, për herë të tretë do t’i dorëzojë ndryshimet në Ligjin për shërbimet e pagesave, me të cilat do të reduktohen dhe hiqen tarifat e pabaza bankare që bankat ua ngarkojnë qytetarëve. Ajo theksoi se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, çdo qytetar i Maqedonisë – madje edhe të sapolindurit – përmes provizioneve i kanë dhënë bankave nga 1.000 denarë, ose mbi 5,000 denarë për familje.
Zajkova i dërgoi mesazh kolegëve deputetë: “Nëse ndonjë deputet mendon se bankat janë më të rëndësishme se populli, le të dalë e të thotë haptas – ‘Unë votova për bankat, jo për popullin’.”
“Mjaft më! Qytetarët nuk janë bankomat, nuk janë thjesht numra për fitim, por njerëz që luftojnë për të mbijetuar. Tani që Guvernatori ka dëgjuar, është koha që Kuvendi, së bashku me PLS-në dhe qytetarët, të tregojë se punojmë për ata që na zgjodhën, jo për bankat. Propozimi ynë po dorëzohet për herë të tretë në Kuvend dhe do të vihet para deputetëve. Presim që të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë partiake, të kenë guximin ta përkrahin këtë propozim”, tha Zajkova.
