Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, thuhet se ka përshkruar kërkesat e tij për një sulmues të ri me “Djajtë e Kuq”, të lidhur me një mori emrash në tregun e transferimeve. Pasi dështuan objektivat Viktor Gyokeres dhe Hugo Ekitike, skuadra e United vazhdon të jetë e lidhur me lojtarë si Nicolas Jackson, Ollie Watkins dhe Benjamin Sesko.
Te skuadra kanë ardhur këtë verë lojtarët të riunj në sulm si Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha, që luanin më parë në Angli, por mungon një lojtar qendër. Çdo numër 9 i ardhshëm ka të ngjarë të varet nga largimi i Rasmus Hojlund nga klubi.
Sesko është shfaqur si një opsion pasi Arsenal zgjodhi Gyokeres. Slloveni është shumë i vlerësuar, por Amorim duket se preferon opsionet e tjera që i janë paraqitur. Trajneri Amorim preferon një sulmues me përvojë në Premier League, duke mos preferuar shumë një lojtar që do kohë të përshtatet.
Klubi synon Jackson të Chelsea, por londinezët kërkojnë 80 milionë euro. Ndërsa Watkins mbetet alternativa e tretë. “Jemi pak të kufizuar në tregun e transferimeve dhe nuk mund t’i bëjmë të gjitha brenda një vere. Por ka një pamje të qartë për atë që duam. Ne kemi dy plane edhe për tregun”, tha Ruben Amorim.
The post Ruben Amorim zbulon sulmuesin iedal: S’mund t’i bëjmë të gjitha brenda një vere appeared first on Telesport.
