Gazetare: Ajnure Bafqari
Rritet numri i kërkesave të qytetarëve për ndihmë urgjente. Vetëm në 24 orët e fundit 150 qytetarë të Shkupit, kanë kërkuar ndihmë emergjente. Në 70 raste është intervenuar, shkak temperaturat e larta. Tek shumica e pacientëve është konstatuar dehidratim dhe kolaps.
Nga Emergjenca njoftojnë se intervenimet më të shpeshta bëhen nëpër hapësira publike, institucione, qendra tregtare, transport publik, dhe vende të tjera të ngjashme, ku qytetarët janë të ekspozuar direkt në diell dhe temperatura të larta. Gjithnjë e më shumë po rritet edhe numri i pacientëve të rinj.
“Më shpesh bëhet fjalë për kolapse, si pasojë e dehidrimit. Përskaj personave me sëmundje kronike, gjithnjë e më shpesh po regjistrohen raste tek të rinjtë dhe pacientët që më herët ishin të shëndetshëm”, tha Dragan Panov, Emergjenca.
Presion ndaj punonjësve të Ndihmës së Shpejtë, po bëjnë edhe rastet e pacientëve me gjendje akute kardiovaskulare dhe neurologjike.
“Njëkohësisht, rritja e gjendjeve akute në sistemet kardiovaskulare dhe neurologjike tregon për ndikim të temperaturave ekstreme dhe rritjes së presionit atmosferik”, shtoi ai.
Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për kategoritë e rrezikuara. Ata rikujtojnë se gjatë kësaj periudhe të vitit organizimit i nevojiten sa më shumë lëngje, ushqim i balancuar, veshje të lehta, dhe shmangie e daljeve gjatë orëve më të nxehta./Alsat.mk
The post Temperaturat e larta, qindra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore appeared first on Alsat.
