Gazetare: Melihate Rustemi
Në konviktin studentor “Pellagonia” në Shkup kanë nisur një sërë punimesh për të përmirsuar kushtet mjeruese në pjesë të caktuara të konviktit. Tashmë disa vite, qindra studentë janë detyruar të përballen me mungesë të kushteve elementare për banim si për shkak të mos interesimit të instituticioneve përkatëse për përmirsimin e të njejtave. Ushtruesja e detyrës drejtoreshë, Adriana Daci tha se fatmirësisht ka nisur stabilizimi në aspektin financiar pavarësisht borxheve të pashlyera.
“Për lkëto shtatë muaj si ushtrues detyre arrita të zhbllokoj xhirollogarinë. Rrogat e paushalet merren në kohë, borxhet shlyhen gradualisht si dhe gati kam përgjysmuar borxhin nga paraardhësi im. Çdo herë studenti kërkon diçka të re prej nesh ndërkohë ne me ato kushte që kemi mundohemi, sadopak me zbut situatën që e kanë”, tha Adriana Daci, ushtruese e detyrës drejtoreshë Konvikti “Pellagonia”.
Sipas Dacit, në Ministrinë e Arsimit tashmë janë dorëzuar disa kërkesa që kanë të bëjnë me furnizimin me bojlerë dhe krijimin e kushteve të reja në mensën e studentëve.
“Defektet që kemi, që mundemi me kapacitetin tonë janë në riparim e sipër. Kuzhina pastrohet, pastaj bëhet deratizimi, dezinsektimi dhe dezinfektimi që ta fillojmë vitin akademik me higjienë të mirë. Me ato kapacitetet ne që I kemi ma mer mendja se një start do ta kemi më ndryshe se vitet tjera. Kemi dërgu kërkesë deri te Ministria e Arsimit për të rezervuar dy bojlerë sepse primare është uji I nxehtë për studentët”, shtoi ajo.
Konvikti “Pellagonia” në Shkup disponon 1000 shtretër, prej të cilëve 250 për studentët brucoshë. Ditë më parë filloi regjistrimi elektronik për akomodim në konviktet shtetërore dhe private për vitin akademik 2025/2026. Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se studentët e vitit të parë do të mund të aplikojnë pas përfundimit të periudhës së regjistrimit në fakultete, në periudhën nga 10 deri më 17 shtator ndërkohë styudentët e tjerë derimë 31 korrik. Çdo student mund të aplikojë vetëm për një konvikt. Nëse, pas publikimit të listave përfundimtare, ka kapacitete të paplotësuara, regjistrimi do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, por jo më vonë se 30 nëntori. Sipas konkursit, në konviktet studentore në Shkup, Shtip, Manastir, Tetovë, Ohër dhe Prilep janë të lira gjithsej 4.264 vende. Nga këto, 851 vende janë të destinuara për studentë të vitit të parë, ndërsa 3.413 për studentë në vitet e larta.Për shkak të rindërtimit, konviktet studentore “Kuzman Josifovski – Pitu” dhe “Stiv Naumov” në Shkup mbeten të mbyllura, me njoftimin se do të pranojnë studentë nga semestri i dytë./Alsat.mk
Melihate Rustemi
The post Konvikti Pellagonia po shfrytëzon pushimet verore për të përmirësuar kushtet e mjerueshme në këtë konvikt appeared first on Alsat.
