Nëse fillimi ishte i dobët, Ohri tani është plot me turistë. Në kulmin e sezonit turistik, kërkohet një vend më shumë. Kulmi pritet rreth datës 2 gusht, kur është paralajmëruar një program i pasur kulturor-artistik dhe performanca të yjeve të estradës nga rajoni dhe bota. Nga Shoqata e Hotelierëve janë të kënaqur – thonë se të gjitha kapacitetet janë të mbushura. Pritjet janë që, pavarësisht fillimit të dobët të sezonit, numri i qëndrimeve dhe qarkullimi financiar do të arrijnë nivelin e vitit të kaluar.
Një dhomë hoteli me katër yje dhe mëngjes në Ohër kushton nga 30 deri në 50 euro. Edhe pse turistët, veçanërisht vendasit, ankohen për çmimet e larta në Ohër, Blazheski thotë se ka më pak reagime se vitin e kaluar dhe se ka opsione tjera.
Që numri i turistëve në vend është në rritje, e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare. Nga janari deri në maj, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 16.3%. Janë regjistruar mbi 130.000 turistë – prej të cilëve 22.4% ishin vendas dhe 77.6% të huaj. Në maj janë regjistruar mbi 231.000 netë qëndrime – mbi 71% nga turistë të huaj. Më së shumti është vizituar Shkupi dhe Ohri.
Mysafirët më të shumtë ishin nga Turqia, pasuar nga Gjermania dhe në vendin e tretë turistët serbë.
Po ashtu, është rritur për 20% edhe numri i pasagjerëve në aeroportin e Ohrit.
