Ledri Vula ka lansuar këngën e tij më të re, “Ça din ti”, , duke konfirmuar edhe një herë vendin e tij të padiskutueshëm në skenën muzikore shqiptare.
Ky projekt i fundit reflekton në mënyrë të përkryer esencën e stilit të Ledrit – një tekst i ndjerë dhe i sinqertë, ritëm që të rrëmben dhe një paraqitje ekranike plot vetëbesim dhe hijeshi.
Xhirimet e klipit janë zhvilluar tërësisht në rrugët dhe lagjet e Prishtinës, duke i dhënë videos një frymë moderne dhe urbane që rezonon me karakterin dhe energjinë e këngëtarit. Regjia mban firmën e ekipit kreativ Pinkmoon, të cilët kanë sjellë një pamje vizuale dinamike dhe bashkëkohore.
Fjalët e këngës janë krijuar nga vetë Ledri, duke ruajtur tonin e tij të drejtpërdrejtë dhe emocional, ndërkohë që muzika është realizuar nga producenti AkordBeatz, i cili ka ndërtuar një bazë ritmike të fortë dhe aktuale.
Në prapaskenë, pjesa teknike është trajtuar nga emra të njohur të industrisë – Groovemusiclab ka bërë miksimin, ndërsa për masterizimin është përkujdesur Eros Lila.
Kënga ka marrë një mirëpritje të menjëhershme nga publiku, me reagime të shumta pozitive dhe komente entuziaste në rrjetet sociale që dëshmojnë suksesin e menjëhershëm të “Ça din ti”./21Media
