Moti sot do të jetë mranësira dhe më freskët, në mëngjes me shira të rrëmbyeshëm lokalë, me bubullima dhe kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare, dhe në vende përgjatë lumit Vardar herë pas here të forta nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 35 gradë.

Në Shkup, do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e hershme të mëngjesit me shira të rrëmbyeshëm dhe kushte për shfaqjen e bubullimave të rralla. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 19, ndërsa maksimale do të arrijë 33 gradë.

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on Alsat.