Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në seancën e sotme të 97-të, pas propozimit të Ministrisë së Jashtme, mori vendim për hapje të konsullatës në Korçë të Republikës së Shqipërisë, përcjell TV21.

“Qeveria, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, mori vendim për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Korçë, me juridiksion në të gjithë rajonin. Qytetarët duhet të kenë shërbim dhe mbështetje të shpejtë dhe efikase, si dhe përkrahje për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike”, thonë nga Qeveria.