Nesër herët në mëngjes pritet të arrijë në Berovë një ekip prej 61 zjarrfikësish dhe 18 automjetesh zjarrfikëse nga Sllovenia, të cilët do të përfshihen në shuarjen e zjarreve në rajonin e Malëshevës, përcjell TV21.
Qeveria sllovene konfirmoi se ka miratuar dërgimin e ndihmës për Maqedoninë përmes sistemit evropian për mbrojtje civile. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme mbërriti edhe ndihmë nga Çekia – një ekuipazh prej shtatë anëtarësh me një helikopter “Black Hawk”. Ndihmë kanë ofruar edhe Austria (me 80 zjarrfikës) dhe Franca (me 50 zjarrfikës).
