Pas mos votimit të BDI-së për interpelancën ndaj kryeprokurorit Lupço Kocevski, VLEN ka akuzuar BDI-në se me këtë veprim po vazhdon të mbron krimin dhe të keqpërdor sistemin e drejtësisë për hakmarrje politike.
“Duke refuzuar të votojë për shkarkimin e Kocevskit, BDI-nongrata konfirmon se qëndron prapa çdo vendimi të padrejtë, prapa çdo kallëzimi të heshtur dhe prapa çdo aktakuze të porositur politikisht. Ajo është arkitektja e drejtësisë së pabarabartë, e një sistemi që i ka sjellë vetëm vuajtje qytetarëve, dhe imunitet kriminelëve të lidhur me pushtetin. Sot është më e qartë se kurrë: BDI-nongrata për vite me radhë ka mbrojtur krimin e vet përmes prokurorëve të emëruar nga vetë ajo. Por koha e heshtjes dhe mbulimit të së vërtetës ka mbaruar”, thuhet në reagimin e VLEN.
The post VLEN: Drejtësia e kapur ka emër, BDI appeared first on Alsat.
