Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës drejt të enjtes do të jetë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive afatshkurtra. Përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë.

Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë, herë pas here e fortë nga veriu. Gjatë natës do të ketë kushte për shira të rastësishëm. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa maksimale do të arrijë në 32 gradë.

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on Alsat.