28 zjarre janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit edhe pse temperaturat shënuan ulje të dukshme.

Pritjet për reshje sipas autoriteteve nuk dhanë efekt, por ndihma që është ofruar nga vendet e rajonit ka qëtësuar situatën.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftuan se 3 zjarre janë aktive, ndërsa vatrat e tjera janë nën kontroll të plotë.

Mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Tabanoc janë parë makineri dhe zjarrfikës nga Sllovenia, ndërsa në funksion është vënë edhe helikopteri special nga Republika Çeke “Black Haëk”. / Alsat.mk

The post Evidentohet 28 zjarre, 3 ende aktive appeared first on Alsat.