Momente paniku të vërtetë për Danilo Gallinari dhe bashkëshorten e tij, Eleonora Boi, gazetare me të shkuar në “Mediaset”, e cila, sipas raportimeve nga mediat lokale, është sulmuar dhe kafshuar nga një peshkaqen pasditen e djeshme në plazhin “Isla Verde”, në veri të Porto Rikos.

© instagram

Gruaja, që është shtatzënë, mori menjëherë ndihmën e parë në këmbën e plagosur dhe më pas u transportua në “Centro Medico Rio Piedras”. Sipas autoriteteve lokale, gjendja e saj është e qëndrueshme dhe jo në rrezik për jetën.

Danilo Gallinari reaches the final in Puerto Rico, but Eurobasket is not at risk.

Nga të dhënat e para, mësohet se Boi ndodhej në ujë kur papritur një peshkaqen e kafshoi në kofshën e djathtë. Sulmi i shkaktoi një plagë të thellë, por fatmirësisht ndihma mjekësore ndërhyri me shpejtësi duke e çuar menjëherë në spital për trajtim. Mediat nuk kanë dhënë ende detaje mbi llojin e peshkaqenit apo përmasat e sakta të plagës, por burimet zyrtare flasin për një situatë të stabilizuar dhe nën kontroll.

Who is Danilo Gallinari's wife Eleonora? | The US Sun

Ngjarja ka marrë jehonë të madhe në mediat italiane dhe ndërkombëtare, duke shkaktuar shqetësim edhe te tifozët e Danilo Gallinari, i cili është aktualisht i angazhuar në fazën “play-off” të kampionatit të Porto Rikos. Çifti, shumë i ndjekur në rrjetet sociale, nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare.

The post Tmerr në plazhin e Porto Rikos, gruaja shtatzënë e basketbollistit të njohur kafshohet nga peshkaqeni appeared first on Telesport.